REUTERS: Policia qëlloi me shotgun drejt protestuesve, dy gazetarët tanë u plagosën me plumba gome

REUTERS: Policia qëlloi me shotgun drejt protestuesve, dy gazetarët tanë u plagosën me plumba gome

REUTERS Policia në Shqipëri qëlloi të shtunën me atë që dukeshin si plumba gome ndaj protestuesve, në ditën e pestë të demonstratave masive studentore që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pamjet filmike të Reuters treguan policinë duke qëlluar me shotgun drejt turmave jashtë Ministrisë së Arsimit, gjatë përleshjeve me protestuesit. Gazetarët e Reuters gjetën saçma gome në tokë. Disa prej tyre goditën dy gazetarë të Reuters dhe disa protestues, duke lënë shenja të rrumbullakëta. Incidenti shënon një përshkallëzim të përballjes mes policisë dhe protestuesve, e cila prej ditësh ka përfshirë zonën qendrore të Tiranës. Demonstruesit kanë djegur ndërtesa qeveritare dhe banka, si dhe kanë hedhur gurë drejt policisë, e cila është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji. Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder...