Një tjetër tërmet i fortë godet Japoninë, lëkundjet ndihen edhe në Tokio! Ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter goditi bregun lindor të Japonisë të hënën, duke dërguar dridhje deri në kryeqytetin Tokio, raportuan mediat lokale, duke cituar agjencinë meteorologjike të vendit. Tërmeti goditi brigjet e prefekturës Ibaraki, në verilindje të Tokios. Nuk u lëshua paralajmërim për cunami dhe nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme materiale. Dridhja ndodhi në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, duke regjistruar një intensitet prej 3 ballë sipas shkallës sizmike shtatëpikëshe të Japonisë në pjesë të prefekturave Miyagi, Ibaraki, Fukushima dhe Tochigi. Epiqendra e tij ishte në 36.2 gradë gjerësi veriore dhe 142.2 gradë gjatësi lindore. Tërmeti ndodhi një ditë pasi një tërmet me magnitudë 5.7 goditi Japoninë qendrore të dielën në mëngjes, duke plagosur 20 persona....
Burimi:
syri.net