Skandalet nuk kanë fund në Raiffeisen, banka u fut pa autorzim në llogarinë e Kryebashkiakut të Prishtinës

Skandalet nuk kanë fund në Raiffeisen, banka u fut pa autorzim në llogarinë e Kryebashkiakut të Prishtinës

Përparim Rama KOSOVË-Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës për të hetuar Raiffeisen Bank, për një incident të dyshuar në sistemin bankar, që lidhet me llogarinë personale të kryebashkiakut të Prishtinës, Përparim Rama. Çështja ka të bëjë me dyshimet se një punonjës i Raiffeisen Bank, Albion Ferati ka pasur akses të paautorizuar në të dhënat e llogarisë bankare të kryetarit të kryeqytetit të Kosovës, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe konfidencialitetin e informacionit financiar të klientëve. Rasti u bë publik pasi Komuna e Prishtinës njoftoi se kryetari Përparim Rama kishte paraqitur ankesë lidhur me qasjen e dyshuar të paautorizuar në llogarinë e tij bankare. Sipas Komunës, një punonjës i Raiffeisen Bank kishte pasur qasje pa autorizim në të dhënat e Ramës dhe...