Goditet rrjeti i trafikut në Romë, 2 shqiptarë nën hetim – 25 persona të përfshirë, 850 kg drogë e trafikuar
Nga Alba Kepi/ Një mega operacion i ekzekutuar mëngjesin e sotëm nga Guardia di Finanza-s në Romë ka zbardhur aktivitetin e dy organizatave kriminale me aktivitet ne trafikun e kokainës, hashashit dhe marijuanës në Romë dhe provincën e Latinës. Sipas Financës italiane, në hetim janë 25 persona: 22 shtetas italianë, 2 shqiptarë dhe një shtetas kolumbian, të akuzuar për trafikimin e mbi 850 kilogramë drogë dhe mbi 60 episode trafikimi të dokumentuara.. Hetimet janë zhvilluar nga njësia kundër drogës e Guardia di Finanza-s në Romë, nën koordinimin e Prokurorisë së Romës dhe Drejtorisë së Antimafias. Nga hetimet është zbuluar veprimtaria e dy strukturave kriminale, të cilat, megjithëse funksiononin në mënyrë të pavarur, kishin edhe bashkëpunime të herëpashershme mes tyre. Të dy grupet kishin krijuar një...
Burimi:
syri.net