Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Restaurohet ikona “Joan Pagëzori”, vepër e realizuar në vitin 1860
Ikona “Joan Pagëzori”, që kishte pësuar dëmtime të mëdha është restauruar. Ikona iu nënshtrua procesit të restaurimit në laboratorin e Restaurimit dhe Konservimit. Kjo bëhet me dije nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, që shprehet dhe për të veçantat e kësaj vepre që i takon vitit 1860. “Një tjetër thesar ikonografik i shpëtuar! Pas një pune disa mujore, kryer në laboratorin e Restaurimit dhe Konservimit, përfundoi ndërhyrja restauruese në ikonën “Joan Pagëzori” vepër e realizuar në vitin 1860. E veçanta e kësaj ikone është paraqitja në miniature e skenës së lindjes të Joan Pagëzorit. Vepra kishte pësuar dëmtime...