Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Restauratorja e kostumeve tradicionale në Gjirokastër: Kujtesa kulturore nuk duhet të qëndrojë e varrosur në muze, por të vishet
👁12679
Në një nga rrugicat e kalldrëmta të pazarit historik të Gjirokastrës, ndodhet një punishte e vogël që ruan më shumë se sa duket nga jashtë. Aty punon Eli Zhulati, restauratore tekstili, e cila prej dekadash i është përkushtuar ruajtjes dhe restaurimit të kostumeve tradicionale shqiptare. Me përkushtimin dhe dijet e saj të certifikuara në restaurimin e tekstilit muzeal, Eli ka qenë dëshmitare e drejtpërdrejtë e transformimeve që kanë përfshirë ceremonialet e dasmave shqiptare. “Dikur nusja nuk vishte fustanin e bardhë, por kostumin tradicional të zonës, që përgatitej ose nga shtëpia e babait, ose nga ajo e dhëndrit, në varësi të...