Resorti ‘Ajman Park’, ‘Solis Farm’, ‘Check Company’… 9.2 mln euro pasuri e grupit Çopja-Çela në sekuestro
Fadil Balla dhe Franc Çopja TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Europës. Në qendër të hetimit janë Ervis Çela dhe Franc Gergely, i njohur edhe si Franc Çopja. Në kuadër të hetimit janë sekuestruar pasuri dhe para me vlerë rreth 9,18 milionë euro. Franc Çopjas iu sekuestruan 100% e kuotave të kompanisë “Check Company” dhe 25 automjete në pronësi të saj. Automjetet në pronësi të kompanisë u vlerësuan në rreth 70 milionë lekë, e cila ofron shërbime transporti me taksi, përfshirë udhëtime drejt Kosovës dhe Malit të Zi. Fadil Ballës iu vu nën sekuestro resorti “Ajman Park” në Xhafzotaj...
Burimi:
zeri.ai