Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Reshjet intensive në vend/ Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, rrezik për drejtuesit e mjeteve
👁11446
Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore në vend, ku më problematik paraqitet segmenti Tre Çezmat – Shupenzë në Rrugën e Arbrit. Për shkak të lagështirës së lartë dhe terrenerit të rrëshqitshëm, është raportuar për rrëshqitje gurësh dhe inertesh mbi trupin e rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe rritur rrezikun për drejtuesit. Autoritetet lokale kanë nisur marrjen e masave të nevojshme për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment rrugor.