Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Vlorë

Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Vlorë

Reshjet e shiut me intensitet të lartë, të përqendruara brenda pak minutash, kanë shkaktuar prezencë  të ujit në disa zona të qytetit të Vlorës. Situata paraqitet problematike në lagjen Pavarësia, por edhe në rrugë të tjera të qytetit, ku qarkullimi vijon të jetë i vështirësuar dhe disa segmente uji është ne rruge. Shqetësuese paraqitet situata në lagjen Pavarësia, ku banorët ankohen për bllokimin e pusetave, të cilat, sipas tyre, janë mbushur me gurë dhe materiale të tjera inerte. Kjo situatë pengon largimin e ujërave dhe bën që ato të qëndrojnë në rrugë e pranë banesave për një kohë të gjatë. Banorët druhen se, nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet ose zgjasin për një periudhë më të gjatë, situata mund të përkeqësohet ndjeshëm, deri në...