Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Vlorë, uji pranë banesave
Reshjet e dendura të shiut, të përqendruara brenda pak minutash, kanë shkaktuar grumbullim uji në disa zona të qytetit të Vlorës. Situata është problematike në lagjen Pavarësia, por edhe në rrugë të tjera të qytetit, ku qarkullimi vijon të jetë i vështirësuar për shkak të ujit të pranishëm në disa segmente rrugore. Shqetësimin më të madh e shprehin banorët e lagjes Pavarësia, të cilët denoncojnë bllokimin e pusetave nga gurët dhe materialet e tjera inerte. Sipas tyre, kjo pengon shkarkimin e ujërave të shiut, duke bërë që ato të grumbullohen në rrugë dhe pranë banesave. Banorët kanë frikë se situata mund të përkeqësohet nëse reshjet vazhdojnë me të njëjtin intensitet ose zgjasin për një kohë më të gjatë. Sipas tyre, grumbullimi i ujit mund të...
Burimi:
kohajone.com