Burimi:
Sot.com.al

Reshjet e dëborës në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun Kukës
👁5642
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Këto momente edhe zonat e ulëta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukesi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga dëbora. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç...