Reshjet e dëborës në Kukës, zbardhet Rruga e Kombit, drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në rrugë
Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Kukës, duke zbardhur zonat malore mbi 1000 metra lartësi dhe hyrjen e tunelit të Kalimashit. Edhe pse deri tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor. Pas reshjeve të shiut, dëbora ka mbërritur në zonat e larta të Kukësit, ndërsa flokët e parë kanë zbardhur edhe pjesën pranë tunelit të Kalimashit. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në kthesa dhe në segmentet ku mund të ketë lagështi apo ngrica.
Burimi:
syri.net