Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë problematika në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë ‘Luanit’, në Vlorë. Nga pamjet duket se disa rrugë të qytetit bregdetar janë përmbytur, ndërkohë që shumë automjete kanë mbetur në trafik. Disa familje kanë vendosur thasë me rërë përpara shtëpive të tyre, me qëllim që t’i shpëtojnë përmbytjeve. Reshjet me intensitet të lartë kanë bërë që përroi pas tunelit të dalë nga shtrati, duke sjellë inerte dhe baltë në rrugën që të çon drejt Jonufrës. Si pasojë, rruga është bllokuar dhe rrjedhimisht edhe qarkullimi i automjeteve në zonën e tunelit të Ujit të Ftohtë. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com