Reshje shiu dhe diell! Parashikimi i motit, si pritet të jetë dita këtë të hënë

Reshje shiu dhe diell! Parashikimi i motit, si pritet të jetë dita këtë të hënë

Dita e fundit e muajt mars parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku herë pas here nuk do të mungojnë reshjet e shiut. Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, temperatura minimale do të shkojë në 7 gradë, konkretisht në Korçë, ndërsa ajo maksimale, prej 19 gradësh do të regjistrohet në Fier, Vlorë, Lezhë dhe Tiranë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45-50 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë. Top Channel

Burimi: Top-Channel.tv