Reshje shiu dhe breshër në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel
Gjatë ditës së diel, Shqipëria do të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe intervale me kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat jugperëndimore dhe veriperëndimore priten reshje më intensive, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata afatshkurtra, shkarkesa elektrike dhe, në zona të veçanta, breshër. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim mund të shfaqen sërish shtrëngata të shkurtra me shkarkesa elektrike. Gjatë reshjeve pritet gjithashtu mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë, që mund të kufizojnë dukshmërinë. Era do të fryjë nga juglindja në lindje, me një shpejtësi mesatare...
Burimi:
kohajone.com