Reshje dhe rrugë të lagështa/ Policia paralajmëron shoferët: Radari, dronët dhe makinat inteligjente në aksion

Reshje dhe rrugë të lagështa/ Policia paralajmëron shoferët: Radari, dronët dhe makinat inteligjente në aksion

Policia Rrugore përmes një njoftimi zyrtar i bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi moti i keq me reshje shiu mund të shtojë rrezikun e aksidenteve. “Mos drejtoni automjetin me shpejtësi që varion 3 deri në 3.5 herë më shumë se limiti i lejuar, në tunele apo akse rrugore kombëtare duke u kthyer në rrezik të madh për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës! Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën. ‼️ Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!     Mos kryeni parakalime të gabuara dhe qëndroni në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të madh përgjatë fundjavës,...