Reshat Arbana i emocionuar, kujton rrugëtimin e tij në skenë

Reshat Arbana i emocionuar, kujton rrugëtimin e tij në skenë

Aktori i mirënjohur, Reshat Arbana, është vlerësuar për karrierën e tij të gjatë artistike në Festivalin e 14-të të Filmit Shqiptar. Në fjalën e tij, Arbana u shfaq i emocionuar dhe kujtoi rrugëtimin e tij në skenë, duke ia dedikuar çmimin edhe aktorëve të mëdhenj që e frymëzuan në fillimet e karrierës. “Jam tepër i emocionuar. Kemi dalë mijëra herë në skenë. Këtu e them si burrat, emocionet që kam ndjerë sonte, nuk i kam ndjerë ndonjëherë. Faleminderit shumë. Në këto kohë të çmendura që po jetojmë, ngjarje si kjo e sotmja janë evenimente me rëndësi të madhe shumë. E kisha vendosur veten në gjumë dhe thashë se e kisha mbyllur me dekoratat, çmimet, titujt. Ja që në kuadrin e ditëlindjes së 86-të, më akordohet...