Republikanët humbin pas 24-vitesh, Keisha Lance, gruaja e parë me ngjyrë në krye të Georgias

Republikanët humbin pas 24-vitesh, Keisha Lance, gruaja e parë me ngjyrë në krye të Georgias

Keisha Lance Bottoms SHBA-Demokratja Keisha Lance Bottoms ka bërë histori, duke u bërë guvernatorja e parë me ngjyrë e Xhorxhias dhe guvernatorja e parë grua e saj, duke thyer kështu dominimin 24-vjeçar të republikanëve në këtë detyrë. Më parë, Bottoms ka shërbyer si kryetare e Atlantas nga viti 2018 deri në vitin 2022, ndërsa më pas do të angazhohej në administratën e ish-presidentit demokrat, Joe Biden. Ajo bëhet demokratja e parë që fiton në garën për guvernator të Xhorxhias që nga viti 1998. Gjatë fushatës, Bottoms shpesh anashkaloi mundësitë e kandidaturës së saj për të thyer barrierat dhe në vend të kësaj theksoi planet e saj për të përmirësuar një ekonomi të pabarabartë dhe për t'iu kundërvënë administratës së Presidentit Donald Trump në Uashington.