Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
Republika Çeke e ka barazuar propagandën komuniste me propagandën naziste. Partia Komuniste e këtij shteti anëtar të BE ka dhjetëra mijëra anëtarë dhe gëzon popullaritet të madh. A do të ndalohet ajo tani? Për armiqtë e betuar të komunizmit në Republikën Çeke, kjo shënon fundin e një rruge të gjatë: më shumë se 30 vjet pas “revolucionit të kadifenjtë” demokratik të nëntorit 1989, ata kërkuan që komunistët të barazoheshin me nacionalsocialistët (nazistët) dhe ideologji të ngjashme autoritare, dhe si pasojë të ndaloheshin. Kështu ndodhi: në gjysmën e dytë të korrikut, Presidenti Petr Pavel nënshkroi një ndryshim në Kodin Penal që...