Reperi Diddy dërgohet me urgjencë nga burgu në spital, pësoi dëmtim në kokë, ngjarja para vendimit të drejtësisë!

Reperi Diddy dërgohet me urgjencë nga burgu në spital, pësoi dëmtim në kokë, ngjarja para vendimit të drejtësisë!

Reperi dhe producenti amerikan Sean “Diddy” Combs është dërguar në spital nga burgu federal Fort Dix, në New Jersey, pas një dëmtimi në kokë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 10 tetor, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta. Sipas mediave amerikane, 56-vjeçari u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore. Raportohet se dëmtimi nuk ishte kërcënues për jetën dhe se reperi ishte i vetëdijshëm dhe në gjendje të fliste përpara se të dërgohej në spital. Combs u kthye në burg po atë ditë. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur se si e pësoi dëmtimin. As përfaqësuesit e tij dhe as autoritetet e burgut nuk kanë dhënë një shpjegim të plotë për atë që ndodhi. Një përfaqësues i reperit deklaroi...