Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump mesazh amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj!

Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump mesazh amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u bëri thirrje amerikanëve që të jenë “të fortë, të guximshëm dhe të durueshëm”, pak minuta përpara se bursa e Nju Jorkut të hapej me parashikime për rënie të mëtejshme të mprehta. “Shtetet e Bashkuara kanë një shans për të bërë diçka që duhet të ishte bërë dekada më parë”, tha Trump duke iu referuar reformave të tij tarifore që kanë përmbysur ekonominë globale. Më tej ai shton “Mos u trego i dobët! Mos u bëj budalla!… Ji i fortë, i guximshëm dhe i durueshëm, dhe  rezultati do të jetë i shkëlqyer!” Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv