Rënia e temperaturave rikthen reshjet e dëborës në zonat malore të Qarkut Shkodër

Rënia e temperaturave rikthen reshjet e dëborës në zonat malore të Qarkut Shkodër

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë akset Boge – Theth, Tamare – Vermosh dhe Bashkinë e Pukës, duke vështirësuar lëvizjen në këto zona. Borëpastrueset janë në terren për të pastruar rrugët dhe siguruar kalueshmërinë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e gomave dimërore. Ndërkohë, një turiste çeke ka humbur kontaktin nga Valbona dhe është gjetur me ndihmën e banorëve të Thethit.
Burimi: Syri.net