Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rëndohet gjendja e Bruce Willis, aktori nuk mundet më të flasë dhe të ecë
Aktori i njohur i Hollivudit, Bruce Willis, po përballet me një përkeqësim serioz të gjendjes së tij shëndetësore si pasojë e demencës frontotemporale (FTD), një sëmundje degjeneruese që prek aftësitë gjuhësore, sjelljen dhe lëvizjen. Sipas raportimeve të “The Express”, 70-vjeçari është bërë kryesisht joverbal dhe po përjeton vështirësi “motorike”. Edhe pse familja nuk ka dhënë detaje specifike për lëvizshmërinë e tij kohët e fundit, thuhet se ai nuk është më në gjendje të flasë dhe të ecë, ndërsa ka humbur dhe aftësinë për të kujtuar pjesë të rëndësishme të karrierës së tij në Hollywood. Willis u tërhoq nga aktrimi në...