Rëndohet bilanci nga aksidenti i trenave në Spanjë, arrin në 64 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të mbijetuar
Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. Të paktën 64 persona raportohen të vdekur nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në provincën Toledo, rreth 130 kilometra në jug të Madridit. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 09:00, në afërsi të Urda-s, në linjën hekurudhore Madrid–Sevilje. Një tren i kompanisë shtetërore Renfe goditi nga pas një tren të operatorit privat Iryo, i cili ndodhej i ndaluar në shina. Përplasja e fuqishme shkaktoi daljen nga shinat të disa vagonëve, të cilët përfunduan në një skarpatë pranë hekurudhës. Pamjet nga vendngjarja tregojnë vagonë të shkatërruar dhe pjesë metalike të shpërndara në terren. Në të dy trenat udhëtonin...
Burimi:
ntv.al