Rëndohet bilanci i dhunës në protestë, shtohet numri i policëve të lënduar! 23 efektivë nën trajtim te Trauma, nën kujdes 5 protestues dhe 1 kalimtar

Rëndohet bilanci i dhunës në protestë, shtohet numri i policëve të lënduar! 23 efektivë nën trajtim te Trauma, nën kujdes 5 protestues dhe 1 kalimtar

Përditësohet bilanci i të lënduarve nga protesta e zhvilluar në Tiranë. Sipas informacionit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin aktualisht trajtim mjekësor 29 persona, mes tyre 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar. Ndërkohë, sipas të dhënave të raportuara, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka aktualisht persona të lënduar.