Renditja/ Barazime në shumicën e ndeshjeve të javës së 29-të të Superiores, Bylisi i vetmi fitues
Tre nga katër përballjet e javës së 29-të të Superiores përfunduan pa fitues, duke u mbyllur në barazime. Një fakt interesant është se gjashtë skuadrat e para në renditje ndanë pikët me njëra-tjetrën, duke bërë që tabela të mbetet pothuajse e pandryshuar pas kësaj jave. E vetmja fitore u shënua nga Bylisi ndaj Flamurtarit, duke e çuar në kuotën e 30 pikëve. Java përfundon nesër me duelin Tirana-Vora, një sfidë që pritet me shumë interes për të parë nëse do të ketë fitues apo edhe kjo ndeshje do të mbyllet me barazim. RENDITJA: Top Channel
Burimi:
top-channel.tv