Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
Nga: Daut Dauti Në gusht të vitit 1823, Lord Byroni qëndronte në anijen “Hercules”, jo larg bregdetit grek, duke e pritur momentin e ankorimit diku në një port të përshtatshëm. Anija kishte ndihma materiale dhe disa vullnetarë anglezë që vinin ta ndihmonin luftën e grekëve për pavarësi. Ky ishte një organizim i Komitetit Grek (Greek Committee), të formuar në Londër nga filohelenët britanikë. Lord Byroni qëndronte në kontakt me Marko Boçarin, meqë planifikonte t’i bashkëngjitej njësisë së tij. Në fakt, Byroni nuk kishte kujt tjetër t’i bashkëngjitej, pasi shqiptarët ishin nga më të aftit atë kohë, nga ata që luftonin për pavarësinë e Greqisë. Me 21 gusht, Byroni, ende në “Hercules”, e merr një letër nga Marko Boçari, i cili e falënderonte për ndihmën që...