REL: Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrje e lartë
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi është regjistruar pjesëmarrje e lartë në votime deri në mesditë, teksa ka raportime për parregullsi. Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor, 34.55 për qind votuan deri në orën 12:00 të 25 tetorit, teksa para qendrave të votimit janë parë radhë të gjata. Kjo është dalje më e lartë në votime krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, kur deri në të njëjtën kohë kishin votuar 21.33 për qind. Ndërkaq, misioni vëzhgues i zgjedhjeve, Crta, raportoi se deri në orën 13:00, 41.1 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve kanë votuar. Deri në periudhën e njëjtë kohore në zgjedhjet e vitit 2023, dalja ishte 26.6 për qind. Edhe në orët e hershme të mëngjesit, pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e lartë...
Burimi:
kohajone.com