Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

Toka ka regjistruar një rekord të ri shqetësues klimatik. Për herë të parë në historinë e matjeve, temperatura mesatare globale ka qëndruar për gjashtë ditë radhazi më shumë se 2°C mbi nivelin e periudhës paraindustriale, duke ngritur shqetësime të reja për përshpejtimin e ndryshimeve klimatike. Sipas të dhënave të përmendura nga The Guardian, më 23 nëntor temperatura mesatare globale arriti në 2,24°C mbi nivelin paraindustrial, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 2,05°C, të regjistruar në vitin 2023. Ekspertët e lidhin këtë rritje të pazakontë me kombinimin e ngrohjes globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor dhe fenomenit klimatik El Niño, i cili kontribuon në rritjen e temperaturave në shkallë globale. Shkencëtarët paralajmërojnë se emetimet e gazrave serrë, veçanërisht nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit, po...