Nga Intel te US Steel dhe Nvidia, interesat e Trump në kompanitë strategjike amerikane

Nga Intel te US Steel dhe Nvidia, interesat e Trump në kompanitë strategjike amerikane

Donald Trump e ka përdorur vazhdimisht termin “socialistë” për të sulmuar demokratët dhe për të kritikuar politikat e tyre ekonomike. Por, sipas një studimi të institutit kërkimor amerikan Cato Institute, administrata e tij po ndjek një praktikë që ngre pikëpyetje për raportin mes shtetit dhe biznesit privat: marrjen e aksioneve në kompani të rëndësishme amerikane dhe ndërhyrjen në vendimmarrjen e tyre. Sipas raportit, administrata Trump ka siguruar pjesëmarrje aksionare në më shumë se 40 kompani amerikane. Kjo shifër nuk përfshin rastet kur qeveria ka ndikuar drejtpërdrejt në marrëveshje të rëndësishme biznesi, si ajo për TikTok-un, apo negociatat me gjigantin e teknologjisë Nvidia për vendosjen e një tarife qeveritare mbi shitjet e produkteve të tij jashtë vendit. Ndërhyrja e Shtëpisë së Bardhë në çështjen e Nvidia-s,...