REL: Të ‘paprekshmit’ e Ballkanit, si i shpëtojnë burgut personat e kërkuar?
Një artikull i Radios Evropa e Lirë (REL) trajton rastet e personave të dënuar ose të kërkuar nga drejtësia, të cilët kanë gjetur strehim në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke shfrytëzuar shtetësinë e dyfishtë, mungesën e marrëveshjeve të ekstradimit ose refuzimin e autoriteteve për t’i dorëzuar. Sipas artikullit, ndonëse disa vende të rajonit kanë nënshkruar marrëveshje për ekstradimin e shtetasve të akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar, zbatimi i tyre mbetet problematik. Lidhjet politike dhe boshllëqet ligjore shpesh u kanë mundësuar personave të kërkuar t’i shmangen gjykimit ose vuajtjes së dënimit. REL sjell si shembuj ish-presidentin e Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Maroviç, dënimi i të cilit në Mal të Zi u parashkrua pasi Serbia refuzoi ta ekstradonte,...
Burimi:
javanews.al