REL: Rasti Hyseni ngre pikëpyetje për sigurinë dhe besimin e partnerëve të Shqipërisë

REL: Rasti Hyseni ngre pikëpyetje për sigurinë dhe besimin e partnerëve të Shqipërisë

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në Shqipëri, Vlora Hyseni, do të dalë para gjykatës të enjten si e dyshuar për vepra si, zbulimi i të dhënave sekrete dhe “përkrahja e autorit të krimit”, që sipas ekspertëve të sigurisë, ngrenë pikëpyetje për sigurinë institucionale dhe kombëtare të vendit. Hyseni u shkarkua të martën nga detyra e shefes së shërbimit sekret të vendit dhe gjykata urdhëroi vendosjen e saj në arrest shtëpiak, nën dyshimin se ka nxjerrë të dhëna të klasifikuara, në kuadër të një hetimi më të gjerë për korrupsion. Opozita e ka lidhur çështjen edhe me marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se, nëse do të konfirmohej komprometimi i informacionit të një aleati, mund të...