Rekordi negativ i Superiores/10-trajnerë vetëm për 3 skuadra në këtë edicion që ende s’ka përfunduar
Superliga shqiptare e sezonit 2025-2026 po hyn në historinë e futbollit vendas për arsye të gabuara. Kurrë më parë disa klube të së njëjtit kampionat, nuk kanë ndryshuar gjithsej dhjetë trajnerë brenda të njëjtit sezon. Dhe kampionati ka akoma nëntë javë për të luajtur. Rekordi i zi i këtij sezoni i përket KF Tiranës. Bardheblutë kanë kaluar nëpër katër trajnerë; Vangjel Mile u largua pas vetëm dy raundesh, Roberto Bordin pas humbjes katastrofike 1-4 me Elbasanin, Ardian Nuhiu pas tre humbjesh radhazi, dhe tani stolin e zë Orges Shehi si i katërti. Katër trajnerë në një sezon është rekord absolut negativ për futbollin shqiptar. Flamurtari, i rikthyer në elitë pas pesë vjetësh mungesë, ka bërë tre trajnerë. Spanjolli Carlos Garcia Badias u largua me ekipin...
Burimi:
top-channel.tv