Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rekomandimet e OBSH-së: Të shpëtojmë jetë duke ulur konsumin e kripës
👁7694
Kripa, një përbërës i zakonshëm në përditshmërinë tonë, po kthehet në një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik në Evropë. Sipas OBSH-së, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësi numër një në Evropë, dhe konsumi mbi normën e kripës shihet si një nga shkaktarët kryesorë. Në shumicën e vendeve, marrja e kripës tejkalon normën e rekomanduar prej 5 gramësh në ditë dhe më shumë se 70% e kripës merret nga ushqimet e përpunuara. Ekspertët vlerësojnë se përdorimi pa kriter i kripës ndikon në rritjen e tensionit të gjakut, infarktin dhe goditjet në tru. Për këtë arsye, ata paralajmërojnë se nëse e...