Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Rei Manaj i vetmi në dyshim, sulmuesi kalon gjendje gripale para ndeshjes me Serbinë
👁13611
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e djeshme seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë. Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e sotme nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares. Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi stërvitje tekniko-taktike me lojtarët. Ditën e sotme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para.