Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Regjistrohet rrufeja më e gjatë në botë
Një rrufe me gjatësi 829 kilometra (510 milje) ka vendosur një rekord botëror duke qënë më e gjata e regjistruar deri më sot, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm, të vendosur në prill 2020, me 61 kilometra. Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) e njoftoi këtë në faqen e saj të internetit. Rekordi u vendos nga Komiteti i WMO-së për Ekstremet e Motit dhe Klimës, duke përdorur të dhëna nga satelitët GOES-16 dhe GOES-17, të dy të operuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e Shteteve të Bashkuara (NOAA). Rezultatet janë publikuar në Buletinin e Shoqërisë Amerikane Meteorologjike. Rrufeja rekordthyese, gjatësia e së...