Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Regjistrohen 14 kallëzime për krime zgjedhore në disa prokurori të vendit
👁12750
Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se janë regjistruar 14 kallezime për krimet zgjedhore në Prokuroritë e Juridiksionit të Zakonshëm, në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër. Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme bëhet me dije se kallëzimet janë për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal. Po ashtu, Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se kallëzime të tjera janë në proces verifikimi, shkruan A2 CNN....