Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Regjistrimi i adresës së banimit, vetëm në mënyrë elektronike! Si do të veprohet me të huajt dhe personat pa shtetësi, ç’ndodh nëse keni mangësi në dokumentacion
Duke nisur nga dita e djeshme, deklarimi i adresës së banimit apo vendqëndrimit për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që ndodhen në territorin e Shqipërisë bëhet vetëm “online”, përmes portalit qeveritar “e-Albania”. Vendimi i ri i qeverisë, i botuar në Fletoren Zyrtare, shënon një tjetër hap drejt digjitalizimit të shërbimeve publike dhe heqjes përfundimtare të procedurave në sportele. Sipas vendimit, çdo shtetas është i detyruar të kryejë deklarimin, ndryshimin apo saktësimin e adresës përmes “e-Albania”, duke ngarkuar dokumentacionin që vërteton marrëdhënien me banesën, siç janë aktet e pronësisë, kontratat e qirasë apo çdo dokument tjetër ligjor që provon vendbanimin e...