Burimi:
Sot.com.al

Regjisori Erenik Beqiri në Fakultetin e Artit Skenik për rrugëtimin e tij me kinemanë
👁10189
Regjisori Erenik Beqiri në Fakultetin e Artit Skenik ndau përvoja, ide dhe sfida nga rrugëtimi i tij me kinemanë. Masterclass-i “Per Aspera Ad Astra” me regjisorin e njohur Erenik Beqiri, i nominuar për Best Short Film në Festivalin e Kanës dhe fitues në Bienalen e Venecias me filmin “Short Trip” mblodhi studentë, regjisorë të rinj dhe pasionantë të kinemasë për të ndarë përvoja, ide dhe sfida nga rrugëtimi i vështirë, por i bukur drejt artit filmik. “Diskutimet mbi procesin e ngritjes së fondeve, përballimin e vështirësive dhe krijimin e projekteve të reja, sollën një atmosferë frymëzuese dhe reale për të...