Regjimi iranian shfaq shenjat e para të shembjes, goditet ‘megafoni i propagandës’

Regjimi iranian shfaq shenjat e para të shembjes, goditet ‘megafoni i propagandës’

DAILY MAIL Transmetuesi shtetëror iranian u bombardua live gjatë një sulmi izraelit që kishte për qëllim shkatërrimin e “megafonit të propagandës” të vendit. Shpërthimi ndodhi në ndërtesën e Transmetimit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB) ndërsa prezantuesja po kritikonte Izraelin, përpara se të largohej nga transmetimi. Mediat iraniane raportuan se disa punonjës u vranë në sulm. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi se televizioni dhe radioja shtetërore iraniane, që i quajti “megafon i propagandës dhe nxitjes”, do “të zhdukeshin”. Kjo ndodhi ndërsa udhëheqja iraniane po tregon shenjat e para të shembjes përballë një vale të re sulmesh izraelite...
Burimi: Syri.net