Refuzoi të ndërpresë naftën ruse/ Trump hakmerret ndaj Indisë, tarifë shtesë prej 25%

Refuzoi të ndërpresë naftën ruse/ Trump hakmerret ndaj Indisë, tarifë shtesë prej 25%

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër urdhër ekzekutiv duke vendosur një tarifë shtesë prej 25% ndaj Indisë. Sky News raporton se tarifat janë të lidhura me importet e naftës ruse. Shtëpia e Bardhë ka thënë se mallrat nga India të importuara në SHBA do t’i nënshtrohen një tarife të mëtejshme prej 25%. Urdhri ekzekutiv përcakton se India po importon drejtpërdrejt ose tërthorazi naftë nga Federata Ruse. Kujtojmë se dje Trump tha se së shpejti do t’i rrisë tarifat ndaj Indisë “në mënyrë shumë të konsiderueshme” për shkak të blerjes së vazhdueshme të naftës ruse, një vendim i kritikuar nga Nju Delhi dhe Moska. Presidenti amerikan u tha gjithashtu gazetarëve se rënia e çmimeve të energjisë mund të ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin që...