Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Refuzoi “bigët” e Superiores, Zejnullai prezantohet tek Shkëndija (VIDEO)
Me Egnatian fitoi gjithçka, por Arbin Zejnullai vendosi të largohet nga kampionët në fuqi. Jo vetëm nga Egnatia, Zejnullai largohet edhe nga Shqipëria edhe pse për të kishte një interesim të fortë thuajse nga të gjithë ekipet “big”, ku Dinamio, Tirana dhe Vllaznia ishin të gatshme të investonin për mesfushorin. Në fund, Zejnullai vendosi të transferohet tek Shkëndija e Tetovës, aty ku nisi gjithçka. Klubi tetovar prezantoi këtë të enjte “djalin e shtëpisë”. Për Shkëndijën, Zejnullai ky konsiderohet një përforcim cilësor në prag të ndeshjes kundër Steaus së Bukureshtit, e vlefshme për turin e dytë në Champions League. (BalkanWeb)