Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Refuzohet kërkesa për lirim/ Veliaj mbetet në burg me vendim të Gjykatës së Lartë
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest me burg. Me këtë vendim, kryebashkiaku i Tiranës do vijojë të hetohet me masën e sigurisë arrest me burg “Lënien në fuqi të vendimit nr. 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, vendosi Gjykata e Lartë.