Burimi:
Syri.net

Refuzimi nga Hamasi: As armëpushim, as pengje! Izraeli bomba ndaj spitaleve, lufta hyn në një fazë të errët
👁6311
Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 557 me tensione që nuk njohin ulje. Hamasi ka refuzuar zyrtarisht propozimin e fundit të Izraelit për një armëpushim 6-javor dhe shkëmbim pengjesh, duke hedhur në erë shpresat për një ndërprerje të përkohshme të gjakderdhjes në Gaza. Sipas grupit palestinez, propozimi ishte “i papranueshëm” dhe nuk garantonte asnjë tërheqje reale të ushtrisë izraelite nga territori i pushtuar. Në një deklaratë shqetësuese, Hamasi njoftoi gjithashtu se ka humbur kontaktin me njësinë që mban pengun izraelito-amerikan Idan Alexander, duke ngritur frikën se ai mund të jetë vrarë ose të jetë zhvendosur në...