Reformat që ushtria austro-hungareze synoi në Shqipëri

Reformat që ushtria austro-hungareze synoi në Shqipëri

Më 23 janar 1916, trupat e rregullta të ushtrisë Austro-Hungareze që ndiqnin këmba-këmbës ato serbe, u futën në qytetin e Shkodrës ku u pritën me ngrohtësi nga popullata … Të lodhur nga sulmet e pushtimet sllave, të nisura qysh pas dobësimit dhe largimit të Perandorisë Osmane, shqiptarët, bashkë me një pjesë të rëndësishme të elitës, shihnin te Ushtria Perandorake një aleat e garantues të jetës dhe aktivitetit të tyre shoqëror. Por, edhe vetë ushtarakët austriakë e ndienin ngrohtësinë dhe bashkëpunimin e shqiptarëve. Këtë do të vërtetonte edhe, shpallja e parë publike, e nxjerrë po ato ditë, në dy gjuhë, gjermanisht dhe shqip: Reklama Shqiptarë! Ushtria e austro-hungarisë i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Nuk kena ardh si armiq, jo! S’kena ardh si ata që sa...