Reforma Territoriale, Librazhdi voton pro bashkimit me Prrenjasin
Mbledhja e Këshillit Bashiak Librazhd LIBRAZHD- Këtë të martë Këshilli Bashkiak i Librazhdit ka votuar pro bashkimit të bashkive Prrenjas dhe Librazhd në kunadër të porcesit të Reformës Administrativo-Territoriale. Të pranishëm në mbledhjen e sotme ishin 17 këshilltarë nga 21 që ka ky këshill. Pas diskutimeve mbi projekt-draftin e propozuar nga mazhoranca, 16 këshilltarë votuan pro bashkimit të Përrenjasit me Librazhdin, ndërsa një këshilltar votoi kundër. Vendimi u mor pas përfundimit të dëgjesave publike të zhvilluara në njësitë administrative të Bashkisë Librazhd, ndërsa reforma ishte pika më kryesore e rendit të ditës së mbledhjes së sotme. Drafti i Reformës Administrative-Territoriale 2.0 parashikon që Prrenjasi të mos jetë më një bashki më vete, por të integrohet administrativisht me Librazhdin. Gjatë konsultimeve publike të zhvilluara në Prrenjas...
Burimi:
zeri.ai