Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak Elbasan jep mendimin pro për bashkimin me Cërrikun dhe Belshin
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka dhënë sot mendimin pro për propozimin për riorganizimin administrativo-territorial, që parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me Bashkitë Cërrik dhe Belsh. Vendimmarrja erdhi pas procesit të konsultimeve publike të zhvilluara në territor, ku u evidentuan mendimet, qëndrimet dhe propozimet e qytetarëve dhe aktorëve vendorë. Në konsultime morën pjesë 670 persona, nga të cilët 513 u shprehën pro reformës, ndërsa 67 kundër. Gjatë dëgjesave publike u paraqitën edhe alternativa të tjera për organizimin territorial, ndërsa u argumentua se konsolidimi i bashkive mund të krijojë më shumë mundësi për investime, shërbime dhe përfitim nga fondet dhe programet e Bashkimit Europian. Në mbledhjen e sotme, pas diskutimit të pikës, u zhvillua votimi për dhënien e mendimit mbi reformën territoriale. Nga 51 anëtarë që ka...
Burimi:
kohajone.com