Reforma Territoriale/ Kedhi: Rama në Kuç tregoi se është në panik, shqiptarët dhe socialistët po i thonë ‘jo’

Reforma Territoriale/ Kedhi: Rama në Kuç tregoi se është në panik, shqiptarët dhe socialistët po i thonë ‘jo’

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi akuzon Edi Ramën për “farsën” e konsultimeve për reformën territorial, duke iu referuar takimit të kryeministrit në Kuç të Vlorës. Duke iu referuar takimit të kësaj të mërkure dhe përzënies së kryetarit të bashkisë së Poliçanit nga Rama, ai tha se qytetarët, përfshirë dhe socialistë, po e refuzojnë autokracinë, arrogancën dhe përbuzjen që ai shfaq për ta. “Dje, në Kuç të Vlorës, Edi Rama mblodhi kryetarët socialistë të bashkive që ka vendosur t’i shkrijë, si pjesë e hartës elektorale që ai quan Reformë Territoriale. I kishte thirrur për konsultë, por shpejt ‘seanca konsultative’ u kthye në sesion kërcënimesh dhe sharjesh. Disa kryetarë bashkish u nxorën jashtë. Kështu i koncepton dëgjesat Edi Rama. Kur sillet kështu me të zgjedhurit, imagjinoni...