Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Reforma për mbrojtjen e territorit, Rama njofton konfiskime për ndërtimet e braktisura
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë së kryeqytetit, ku në fokus ishte adresimi i problematikave në territor dhe nisja e një faze të re të transformimit urban. Në fjalën e tij, Rama njoftoi se është identifikuar një sërë çështjesh konkrete që prekin jetën e komuniteteve në Tiranë. “Kemi 1463 problematika të evidentuara, shumica prej tyre të lidhura me hapësirën publike. Është një volum i madh dhe do të kërkojë kohë për t’u përballuar.” Kryeministri falënderoi Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në...