“Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin Shqipëri-BE”
Karl Bergner Intervista e plotë DW: Zoti Ambasador, si do t'i përshkruanit marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Gjermanisë? Karl Bergner: Shqipëria dhe Gjermania bashkëpunojnë ngushtë në fusha të ndryshme politike, përfshirë politikën e jashtme dhe sigurinë. Si vende evropiane dhe partnere në NATO, përballemi me të njëjtat sfida që burojnë nga ndryshimet në rendin botëror dhe nga kërcënimi që paraqet lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Një peshë të konsiderueshme ka edhe bashkëpunimi ekonomik. Gjermania është donatori më i madh dypalësh i Shqipërisë dhe synon të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë përmes forcimit të infrastrukturës (furnizimit me ujë dhe energji, trajtimit të ujërave të ndotura dhe menaxhimit të mbetjeve) si dhe përmes mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në qytete dhe, në një masë...
Burimi:
zeri.ai